Vllaznia ka dështuar në ndeshjen e parë të Kupës së Shqipërisë. Kuqeblutë kanë barazuar 1-1 ndaj Burrelit duke mos arritur kështu fitoren në këtë përballje të parë, gjë të cilën kuqeblutë e kishin një objektiv tëtyre.

Ajo që është parashikuar se Kategoria e Parë nuk do të jetë edhe aq e lehtë për Vllazninë tashmë është krejt e qartë.

Shkodranët fituan me vështirësi 2-1 në ndeshjen e parë të kampionatit ndaj Korabit ndërsa tashmë vjen ky barazim 1-1 në ndeshjen e Kupës në fushën e Burrelit.

Edhe pse turi i parë i Kupës kuqeblutë janë mjaftuar me një barazim që në fakt në pamje të parë vë në diskutim kualifikimin edhe pse shanset në përballjen e kthimit janë që Vllaznia të fitojë dhe të kualifikohet më tutje.

Pjesa e parë është mbyllur në barazim 0-0 ndonëse skuadrat kanë patur raste shënimi. Në pjesën e dutë është minuta e 48′ kur sulmuesi brazilian i Vllaznisë Zhunjor ka shënuar golin e avantazhit për shkodranët.

Kur Vllaznia priste përfundimin e kësaj sfide është Xhixhia ai që ka barazuar në 1-1 rezultatin duke bërë që sfida të mbyllet me këtë rezultat sepse nuk kishte më kohë. Ndërkohë skuadra që do të kualifikohet në turin e parë do të përballet me fituesen e çiftit Besa-Kamza.

Vllaznia pas kësaj ndeshje në Kupë do t’i duhet që në fundjavë të udhëtojë sërish drejt Burrelit sepse ka ndeshjen e javës së dytë në kampionat.

Normalisht që në përballjen e kampionatit kjo sfidë do të jetë edhe shumë më e fortë dhe për Vllazninë nuk parashikohet aspak e lehtë, ndryshe nga përballja e Kupës

. Takimi i kampionatit pritet që të luhet të dielën e kësaj javë dhe jo të shtunën siç ishte parashikuar.

Artikulli paraprakSHKODËR, RIKONSTRUKSION NË URGJENCËN E SPITALIT
Artikulli tjetërVRASJA E GJYQTARES, DËSHMOJNË POLICËT QË I VUNË PRANGAT AUTORIT