SULMUESI I ROMËS GODET ME GRUSHT NË FYTYRË KUNDËRSHTARIN. Nis shumë keq Kupa e Afrikës për sulmuesin e Romës, Gervinho. Në ndeshjen e parë të Bregut të Fildishtë, lojtari i verdhekuqve është ndëshkuar me karton të kuq në minutën e 58 të takimit pasi goditi me grusht në fytyrë një kundërshtar në ndeshjen ndaj Guinesë.
Pritet që ndëshkimi për këtë veprim të jetë i rëndë dhe ka shumë mundësi që Gervinho ta ketë përfunduar pa nisur mirë turneun. Kur arbitri i tregoi kartonin e kuq, Gervinho e humbi krejtësisht kontrollin: ra në gjunjë, u ngrit dhe nisi të shtynte lojtarët kundërshtarë e më pas ra sërish në gjunjë për të qarë me dënesë. Sa për kronikë, ndeshja mes Bregut të Fildishtë dhe Guinesë përfundoi në barazim 1-1.