Në pritje që Federata Amerikanolatine e Futbollit të zyrtarizojë vendimin për t’i dhënë trofeun klubit që u shua në tragjedinë ajrore të Medelinit, ekipi Indipendiente Sata Fe, kampioni në fuqi i veprimtarisë, i ka dorëzuar trofeun e fituar në sezonin e shkuar drejtuesve të mbetur të klubit brazilian.

Ndërkohë Federata Amerikano-Jugore ka miratuar kërkesën e Atletiko Nacional për t’ia dhënë trofeun e Copa Sudamericana skuadrës së Chapecoenses. Federata Amerikano-Jugore e ka pranuar në parim kërkesën, ndërsa kupa do të dorëzohet zyrtarisht pas mbledhjes së Këshillit Drejtues në 21 dhjetor, shkruan Shqip. Klubi nga Medelin ka bërë me dije publikisht se do ta luajë finalen por do të humbasë në fushën e lojës. Në çdo rast, trofeu do të shkojë në shtëpinë e skuadrës braziliane dhe kjo garanton më shumë të ardhura për klubin momentalisht në krizë pasi sezonin e ardhshëm, Chapecoense do të marrë pjesë ne Kupën Libertarores.

Artikulli paraprakDROGA DHE KORRUPSIONI, SHBA RRIT PREZENCËN NË SHQIPËRI
Artikulli tjetërDY MLN EURO KOKAINË NË VILËN E BRAKTISUR NË VARREZA, NË PRANGA DY PËRSONA