Është mbyllur në barazim pa gola pjesa e parë e takimit Francë-Australi, takim ky i vlefshëm për Grupin C të Kupës së Botës.
Francë-Australi është takimi hapës i ditës së 3-të të Kupës së Botës dhe njëkohësisht, ndeshja e parë e vlefshme për Grupin C të këtij kompeticioni.
“Gjelat” janë një nga skuadrat favorite për t’i shkuar në fund këtij edicioni dhe australianët janë “preja” e parë që duhet të kalojnë.