ÇDO GJË VENDOSET NGA PENALLTITË, BAVAREZËT HUMBASIN KATËR TË TILLA. Dortmund është finalisti i parë i Kupës së Gjërmanisë pasi eleminian Bajernin në gjysmëfinale falë saktësisë më të madhe nga gjuajtja e penalltive. Koha e rregullt përfundoi me rezultatin e barabartë, 1-1, Bajerni kaloi i pari në avantazh me Robert Lewandowski, ndërsa Dortmundi barazoi shifrat me Pierre-Emerick Aubameyang në minutën e 75-të.
Koha e rregullt u mbyll me këtë rezultat dhe ndeshja shkoi në shtesë, por as 30 minutat e shtesës nuk mjaftuan për të vendosur finalistin e kupës. Pas goditjeve të penalltive, bavarezët zhgënjyen totalisht duke mos shënuar asnjëherë, ndërsa Dortmundi shënoi dy herë.