JUVENTUS HUMBET ME REZULTATIN 1-2, NDESHJA E KTHIMIT ME 7 PRILL. Fiorentina ka hedhur një hap të rëndësishëm drejt finales së Kupës së Italisë, pasi ka mposhtur Juventusin 1-2 në Torino.
Egjiptiani Mohamed Salah ishte njeriu i ndeshjet, duke realizuar dy herë në portën e Juventusit, ndërsa goli i vetëm për të zotët e shtëpisë u shënua nga Llorente. Goli i parë i Fiorentinës erdhi pas një zbritje të shpejtë të ish-lojtarit të Chelsea-s, i cili e mori topi në gjysmëfushën e tij dhe pasi shmangu dy lojtarë të Juventusit u gjend i vetëm me portierin, ku nuk e pati të vështirë ta dërgonte topin në rrjetë, në minutën e 11-të. Vetëm 13 minuta më pas, Juventusi gjeti golin e barazimit me Llorente-n. Pavarësisht epërsisë dhe rasteve të krijuara nga lojtarët e Allegrit ishte sërish Fiorentina që shënoi edhe goli e dytë, me të njëjtin lojtar, egjiptianin Salah, i cili në fundjavë ndëshkoi edhe Interin në Milano. Ndeshja e kthimit do të luhet në në “Artemio Franchi”, më 7 prill