MARIO GOMEZ BËN DIFERENCËN, SHËNON DY GOLA. Më në fund Mario Gomez ka bërë diferencën me Fiorentinën, duke e çuar atë në gjysmëfinale të kupës.
Gjermani shënoi dy gola në “Olimpico” në ndeshjen ndaj vendasve të Romës, e cila është në një moment të vështirë, pasi është thuajse jashtë garës për titull dhe tashmë edhe e eliminuar nga kupa. Pjesa e parë përfundoi në rrjeta të paprekura, me raste të pakta për shënim, ndërsa në 45 minutat e dyta lojtarët e drejtuar nga Vincenzo Montella bënë diferencën me dy gola të shënuar nga gjermani Mario Gomez që po rikthehet protagonist në 2015-ën. Fiorentina do të ndeshet në gjysmëfinale me Juventusin, ndërsa sfida tjetër do të përcaktohet pas ndeshjes çerekfinale mes Napolit dhe Interit. Fituesja e kësaj ndeshje do të ndeshet me Lacion, tashmë e kualifikuar pas fitores ndaj Milanit