FITOJNË ME TË RINJTË 6-1 NDAJ VERONËS. Juventusi fitoi me rezultat tenistik 6-1 ndaj Veronës në ndeshjen e vlefshme për Kupën e Italisë.
Bardhezinjtë shënuan 3 gola në pjesën e parë dhe 3 në të dytën, ndërsa Verona shënoi vetëm një herë me Nene në minutën e 57. Në këtë ndeshje për bardhezinjtë u rikthye Pepe, i cili mungonte prej një viti pas një dëmtimi të rëndë, por nuk mundi të shënonte edhe pse u aktivizuar për gjatë gjithë takimit. Giovinco ishte autor i dy golave në pjesën e parë ku shënoi edhe Pereyra, ndërsa në të dytën te shënuan edhe Pogba, Morata dhe Coman. Në çerekfinale Juventusi do të ndeshet me skuadrën e Parmës, e cila eliminoi Cagliari-n një ditë më parë me rezultatin 2-1