FITOJNË 2-1 NDAJ SASSUOLO-S, IBRAHIMOVIÇ SHËNON GOL ME GJOKS. Kupa e Italisë ka sjellë të tjera emocione duke vënë sërish përballë ekipin e Milanit dhe të Sassuolos. Kuqezinjtë kanë realizuar një hakmarrje për humbjen e një jave më parë në kampionat, duke e eliminuar nga Kupa e Italisë. 

Lojtarët e drejtuar nga Inzaghi edhe këtë herë e kanë pasur mjaft të vështirë të arrinin te fitorja ndaj Sassuolo-s, e cila i mposhti kuqezinjtë një javë më parë 1-2 në “San Siro” në ndeshjen e vlefshme për kampionat, ndërsa këtë herë një gol i Pazzini-t në minutën e 39-të dhe realizimi i De Jong vetëm 4 minuta para përfundimit të kohës së rregullt, zhvlerësuan golin e vetëm të shënuar nga Nicola Sansone nga pika e bardhë e penalltisë. Me këtë fitore kuqezinjtë fituan të drejtën për të qenë një prej 8 ekipeve çerekfinaliste në Kupën e Italisë, ku do të ndeshen me fituesin e çiftit Torino-Lazio, ndeshje e cila do të zhvillohet të mërkurën.  Ndërkohë sulmuesi Suedes,Zlatan Ibrahimovic, po vazhdon të shënojë gola spektakolarë dhe të veçantë. Ibra kësaj radhe nuk shënoi as me thembër e as ndonjë gol vollej, mirëpo realizoi me gjoks. Ai e shënoi golin e fitores 1:0 të PSG-së kundër St Etienne.

Artikulli paraprakABORTI SELEKTIV, ASNJË RAST NË SHKODËR
Artikulli tjetërShkatërrohet laboratori i drogës