LAPORTA: DO RIKTHEJ PEP GUARDIOLËN TEK BARCELONA.Raundi i parë shkon për Atletico Madrid: në stadiumin “Vicente Calderon” skuadra e Diego Simeones mundi Realin e Madridit me rezultatin 2-0 në ndeshjen e parë të 1/8-ve të Kupës së Mbretit.

  Një ndeshje që u zhbllokua vetëm në minutën e 58 falë një 11-metërshi të shndërruar në gol nga Raul Garcia. Dyfishimi i rezultatit erdhi në minutën e 76, kur Gimenez dërgoi në rrjetë një top të ardhur nga goditja e këndit. Carlo Ancelotti la pushim Cristiano Ronaldon, ndërsa Diego Simeone e nisi ndeshjen me Fernando Torresin në fushë. Të enjten e ardhshme do të luhet ndeshja e kthimit në “Santiago Bernabeu”.

Ndërkohë në kampin e Barcelonës pritet të vijë sërish  Pep Guardiola. Këtë e ka thënë Joan Laporta, i cili pritet të rikandidojë për t’u shpallur përsëri president i klubit te Barcelonës, i cili ka premtuar se në vitin 2016 në këtë skuadër do ta riktheje Pep Guardiolën, por kësaj here në një post tjetër. Kaosi që ka mbërthyer Barcelonën po shfrytëzohet në maksimum nga ish-presidenti Joan Laporta, i cili e ka shprehur qartë synimin për t’u ngjitur sërish në krye të klubit në zgjedhjet e ardhshme presidenciale. Laporta dëshiron të shfrytëzojë imazhin e Pep Guardiolës për të arritur një fitore me të lehtë ndaj kundërshtarëve, duke premtuar rikthimin e trajnerit aktual të Bayernit në klubin “mëmë”, por këtë here në postin e drejtorit sportiv, raporton Goal.com. Guardiola mësohet se nuk ka pranuar rinovimin e kontratës me bavarezët, me marrëveshjen aktuale që skadon në verën e 2016. Qëndrimin e Pep, mediat pranë skuadrës katalanase e shpjegojnë me faktin se ai dëshiron të kthehet në shtëpi, sigurisht nëse president zgjidhet Joan Laporta, i cili ka si objektiv ristrukturimin e klubit, duke i dhënë një rol edhe legjendës Johan Cruyff. Një nga opsionet për pankinën e skuadrës së parë eshte treshja Xavi-Pyol-Abidal. Laporta kërkon të zbatojë një projekt te besueshëm dhe te qëndrueshëm, duke u bazuar te figura të njohura që kanë dhënë kontribut te Barcelona dhe e njohin shumë mirë ambientin. 

Artikulli paraprakKONTROLLE PËR PUNËN NË TË ZEZË E KASAT FISKALE
Artikulli tjetërFRANCË, 3 SULME NË PAK MINUTA