KATALANASVE U MJAFTON GOLI I SHËNUAR NGA LIONEL MESI Lionel Mesi ka arritur të shëptojë Barcelonën nga një barazim me Atletico Madrid, në ndeshjen e vlefshme për çerekfinalet e Kupës së Mbretit në Spanjës. Barcelona mori këstu një fitore minimale 1-0, me një gol të shënuar nga argjentinasit në minutën e 85’. Mesi,
ekzekutoi një 11 metërsh i cili nuk u prit mirë nga portieri e më pas për herë të dytë arriti ta dërgonte në rrjetë. Kjo ndeshje, ndonëse u parashikuar si spektakolare, nuk ndodhi ashtu. Siç u pa dhe në fushën e lojës, Atletico Madrir mëndoi më shumë për ndeshjen e kthimit, duke u mbrojtur në të gjitha drejtimet e duke mos u treguar një ekip dhe sulmues, siç bëri në ndeshjen me Real Madrid. Mëgjtihatë, katalanasit bënë detyrën e tyre duke fituar e duke patur epërsinë e një goli në takimin e kthimit. Natyrisht që fituesi nuk është akoma i përcaktur, pasi Atletico mbetet i paparashikueshëm në shtëpinë e tij. Pavarësisht, ndeshjes, për futbollistin Argjentinas, Lionel Mesi, ka patur dhe një tjetër problem shëndetësorë të shfaqur në pjesën e parë të takimit. Ashtu si në ndeshjet e Kupës së Botës, Mesi vjell në fushë, për shkak të një sinusiti kronike. Përvarësisht kësja, ai ka vijuar normalisht takimin.