BARCELONA E KUALIFIKUAR PËR STATISTIKA NDAJ ELCHE.Kupa e Mbretit në Spanjë do të dhurojë spektakël sonte në mbrëmje. Real Madrid do të kërkojë një hakmarrje ndaj Atletico Madrid.
Ndeshja e parë mes tyre ka përfunduar me rezultatin 2-0 për Atletico Madrid. Mëgjithatë ndeshja e kthimit nuk do të jetë aspak e lehtë.
Për trajnerin Simeone është gjithçka e hapur, pasi Reali në shtëpi është i paparashikueshëm. “Do të luajmë kundër një rivali të madh, në një stadium të mbushur plot e përplot. Kemi marrë rezultat pozitiv në takimin e parë, por të mos harrojmë të kemi përballë fituesit e Championsit dhe kampionët e botës”tha ai. Nga ana e tjëtër Reali kërkon me çdo kusht të kalojë më tej pasi Kupa e Mbretit mbetet një prej trofeve më të rëndësishëm në Spanjë. Gjithsesi çdo gjë do të jetë e hapur, pasi të dy skuadrat po kalojnë një formë të mirë. E rëndësishme është që kjo ndeshje premton për një spektakël të vërtetë.
Ndërkohë Barcelona ndeshjen e kthimit ndaj Elche do ta zhvillojë vetëm për statistikë. Katalanist do të luajnë në transfertë por shkojnë me një avantazh 5-0 që në takimin e parë. Ndryshe nga takimi Real Madrid- Atletico Madrid që nuk mund të përcaktohet fituesi, kjo përballë vlen për tu parë vetëm për numrin e golave të shënuar.