Sot në orën 13:00, Vllaznia u ndesh në Shkodër ndaj Bylisit, ndeshja e kthimit e Kupës së Shqipërisë. Sfida e parë ishte fituar 2-0 nga shkodranët dhe ata u futën më të qetë në fushë.

Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 0-0, ku asnjëra nga skuadrat nuk e provoi shijen e golit. Në pjesën e dytë, Kaçorri kaloi në avantazh miqtë në minutën e 76-të, duke bërë Bylisin të shpresojë në mrekulli. 3 minuta pasi shënoi golin, Kaçorri ndëshkohet me kartonin e dytë të verdhë, duke lënë ekipin e tij me 10 lojtarë. Dukej sikur sfida do të përfundonte me këtë rezultat, por Vllaznia gjen golin e barazimit në minutën e 86-të me anë të Alivodës.

Vllaznia i bashkohet gjashtë skuadrave të tjera çerekfinaliste. Në orën 16:00 do të shpallet edhe çerekfinalisti tjetër, ku Teuta dhe Erzeni ndeshen së bashku.

Artikulli paraprakPOLICIA TERRORIZON FAMILJEN NË DAJÇ TË LEZHËS
Artikulli tjetërDEPUTETËT E OPOZITËS SËRISH KËRKESË NË KUVEND A PËR ÇFARË BËHET FJALË