NË TAKIMIN E PARË KUQEBLUTË DËSHTOJNË 0-2 NË “LORO BORIÇI”. Vllaznia ka humbur në ndeshjen e parë të turit çerekfinal të Kupës së Shqipërisë ndaj Kukësit me rezultatin 0-2. Ndryshe nga çfarë është thënë dhe menduar, Vllaznia ishte shumë e pafuqishme për të reaguar në fushën e lojës.

Për kukësin kanë mjaftuar Vetëm 10 minutat e para të ndeshjes për të siguruar fitoren. Ashtu si në takimin në kampionat, sulmuesi Perjo Pejiç shfrytëzon një vendosje të gabuar të mbrojtjes shkodrane dhe shënon golin e parë që në minutën e dytë. Vetëm 7 minuta më vonë, Sykaj do të bënte një ndërhyrje të gabuar në zonë të rreptësisë duke shkaktuar penallti, dhe 2-0 për Kukësin akoma pa filluar mirë loja. Në rastin e penalltisë vlen për tu theksuar që trajneri Baldo Raineri në nerva e sipër protestoi për penalltinë e akorduar dhe i kërkoi disa herë portierit Selimaj të mos hynte në portë por me ndëryrje dhe nga pankina vijoi normalisht loja. Vllaznia mundohet të reagojë në minutat në vazhdim ku dhe krijon disa raste për shënim. Së pari është një gjuajtje e Sozës e cila godet traversën. Ndërsa në minutën e 22-të Vllaznia pretendon për një penallti për një prekje të topit me dorë në zonën e rreptësisë por që nuk është i këtij mendimi gjyqtari i takimit Enea Jorgji. Pjesa e parë mbyllet me një Vllazni pothuajse të çorientuar dhe me gabime të vazhdueshme në mbrojtje. Në të dytën kuqeblutë mundohen të reagojnë disi, ndërsa luajnë përballë një ekipi që ndryshoi plotësisht ritmin dhe mënyrën e lojës në krahasim me pjesën e parë. Kuqeblutë kanë dominuar të gjithë pjesën e dytë ndaj Kukësit që thjesht por priste për mbarimin e lojës. Madje me anë të Hysës skuadra pati mundësi për të thelluar më tej rezultatin por pa arritur që të gjente rrugën e rrjetës. Nga ana e tjetër kemi një Vllazni të pafuqishme për të shënuar, pavarësisht rasteve të krijuara. Trajneri Baldo Raineri bën tre zëvendësimet e mundshme, duke mos sjellë asnjë efikasitet. Ndeshja mbyllet me fitoren e Kukësit, ndërsa ato pak tifozë të pranishëm në stadium ishin plotësisht të pakënaqur me lojën e ekipit kuqeblu. Vllaznia do të shkojë në ndeshjen e kthimit të turit çerekfinal të Kupës së Shqipërisë më një disavanatzh 2-0, ndërsa kualifikimi bëhet shumë më i vështirë.

[iframe width=”300″ height=”315″ src=”https://www.youtube.com/embed/gK5H-bCO5Wk?rel=0″ frameborder=”0″ allowfullscreen ]
Artikulli paraprakZGJEDHJET, KQZ MIRATON FONDIN PËR PARTITË POLITIKE
Artikulli tjetërRAINERI: JAM I KËNAQUR ME LOJËN E EKIPIT