FSHF ka zbuluar të gjitha çfitet që do të ndeshen në Kupën e Shqipërisë. Gjithashtu është publikuar edhe kalendari i plotë deri në raundin e gjysëmfinaleve, ku më pas do të ketë një short tjetër. Ja postimi i plotë i FSHF:

Përcaktohet skema, datat dhe çiftet e Kupës së Shqipërisë për edicionin 2018-2019. Sektori i garave ka publikuar sot të gjitha turet përkatëse, deri në finale e këtij edicioni të Kupës së Shqipërisë.

Takimet e turit të parë do të luhen në datat 12 dhe 26 shtator. Ekipet e kualifikuara në fazën e dytë eliminatore, do të luajnë ndeshjet me sistem vajtje-ardhje, sipas skemës përkatëse.

Për përcaktimin e çifteve gjysmëfinaliste do të hidhet short i lirë ndërmjet 4 ekipeve të kualifikuara në këtë tur, ndeshjet e të cilit do të zhvillohen respektivisht në datat 24.04.2019 dhe 08.05.2019.

Finalja e Kupës së Shqipërisë do të luhet në datë 30.05.2019. Më poshtë do të gjeni të plotë e të detajuar skemën përkatëse.

Turi I Paraeliminator (Data 02.09.2018)
Grupi A Grupi B
A1 (Veleciku-Klosi) B1 (Elbasani-Oriku)

Turi i Parë (1/16)
Data 12.09.2018 dhe 26.09.2018

Grupi A Grupi B

Fit. çifti A1-Skenderbeu (A1) Fit.çifti B1-Kukesi (B1)
Vora-Luftetari (A2) Naftetari-Laci (B2)
Terbuni-Partizani (A3) Shkumbini-Flamurtari (B3)
Besa-Kamza (A4) Turbina-Teuta (B4)
Burreli-Vllaznia (A5) Shenkolli-Lushnja (B5)
Korabi-Kastrioti (A6) Iliria-Tirana (B6)
Dinamo-Egnatia (A7) Tomorri-Bylis (B7)
Beslidhja-Erzeni (A8) Pogradeci-Apolonia (B8)

Turi i Dytë Eliminator (1/8)
Data 23.01.2019 dhe 06.02.2019

Ekipet e kualifikuara në fazën e dytë eliminatore, do të luajnë ndeshjet me sistem vajtje-ardhje sipas
skemës së mëposhtme:
Grupi A Grupi B
A8 – A1 (C1) B8 – B1 (T1)
A7 – A2 (C2) B7 – B2 (T2)
A6 – A3 (C3) B6 – B3 (T3)
A5 – A4 (C4) B5 – B4 (T4)

Turi i Tretë Eliminator (1/4)
Data 13.03.2019 dhe 27.03.2019
Ekipet e kualifikuara në fazen e tretë eliminatore, do të luajnë ndeshjet me sistem vajtje-ardhje sipas
skemës së mëposhtme:
Grupi A Grupi B
C4 – C1 T4 – T1
C3 – C2 T3 – T2

Turi i katërt Eliminator (1/2 Finale)
Data 24.04.2019 dhe 08.05.2019
Për përcaktimin e çifteve gjysmëfinaliste hidhet short i lirë ndërmjet 4 ekipeve të kualifikuara në këtë
tur.

Finalja do të zhvillohet në datën 30 maj 2019

Artikulli paraprakNJU JORK, BLETËT “PUSHTOJNË” TË FAMSHMIN “TIMES SQUARE” (FOTO)
Artikulli tjetërSHKODËR, DAJË E NIP PREJ 6 DITËSH TË HUMBUR