Vijojnë replikat në rrjetet sociale mes kryeministrit Edi Rama dhe kryedemokratit Lulzim Basha.

Teksa kryeministri Rama jep arsyet, pse sipas tij, duhet të marrë një mandat të tretë qeverisës, kryedemokrati Basha vijon t’i mëshojë faktit se ai nuk ka mbajtur asnjë premtim, ndaj dhe duhet të largohet.

Në një video të fundit në “Facebook”, Basha i përgjigjet Ramës me fjalët e Abraham Linkoln se “Mund t’i mashtrosh ca njerëz për ca kohë po s’mund t’i mashtrosh të gjithë përgjithmonë”.

Teksti i videos:
Abraham Linkoln thoshte: “Mund t’i mashtrosh ca njerëz për ca kohë po s’mund t’i mashtrosh të gjithë përgjithmonë”.
Rama, gënjeshtrat dhe premtimet e tua boshe na kanë lënë vend numëro. Po tani kupa është mbushur. Shqiptarët nuk do të mashtrohen më. Ata donin një kryeministër dhe përfunduan me një sharlatan. Më 25 prill nuk do të gajasesh më. Më 25 prill do të fitojë Shqipëria.

Artikulli paraprakISMAIL KADARE, GAZMEND KAPLLANI DHE LULJETA LLESHANAKU, TRE AUTORËT SHQIPTARE NË LISTËN E 100 LIBRAVE TË DOMOSDOSHËM
Artikulli tjetërPËRFAQËSUESI POLITIK I PD PËR QARKUN SHKODËR, HELIDON BUSHATI: PAS 25 PRILLIT “DALLËNDYSHET SHQIPTARE” DO TË KTHEHEN NË VENDIN E TYRE