Arjon Kajoshi, boksieri i kombëtares së Shqipërisë por edhe i Vllaznisë është shpallur si sportisti më i mirë në Kupën “Pavarësia” të zhvilluar në Kosovë. Është viti i nëntë i organizimit të turneut “Pavarësia” nga Federata kosovare e boksit.

Në total duhej të zhvilloheshin nëntë ndeshje por mungesa e dy boksierëve nga Mali i Zi bëri që të zhvillohen vetëm 6-të të tilla. Duke qenë se më shumë ishte një turne miqësor në përballjen mes Liridon Tahirit të Kosovës dhe Vuksan Gurit të Shqipërisë nuk pati një fitues. Ndeshja e dytë përcaktoi Krenar Zenelin të Shqipërisë dhe Besfort Merlakun e Kosovës, sfidë të cilën e fitoi boksieri kosovar. Ndeshja më e bukur për tifozët që nuk ishin edhe aq të shumtë në Prishtinë ishte ai mes boksierit shkodran Arjon Kajoshi dhe kosovarit Armend Neziraj në peshën 75 kilogram.

Kajoshi tregoi vlerat e tij duke dominuar ndaj kundërshtarit dhe duke fituar me meritë ndeshjen i cili në fund u shpall edhe boksieri më i mirë i turneut “Pavarësia”, i përzgjedhur nga një juri profesionistësh nga disa vende të ndryshme. Përveç Kajoshit, boksieri teknik më i mirë u shpall Besart Kurhasku ndërsa ndeshja më luftarake ajo mes Jasin Lama të Maqedonisë dhe Edmond Zefit të Kosovës. Çmimin Fair Play e meritoi boksieri Besfort Merlaku.

Fituesi i turneut të nëntë ndërkombëtar ‘Pavarësia’, Arjon Kajoshi i tha KosovaPress-it se është i kënaqur që fitoi Kupën dhe se ka shkuar i përgatitur për këtë turne. Tashmë boksierët e Shqipërisë pas këtij turneu përgatiten për një tjetër eveniment të rëndësishëm siç është kampionatin europian që do të zhvillohet në Rumani.

Artikulli paraprakRESHJET, VËSHTIRËSI LËVIZJE NË RRUGËT E QYTETIT
Artikulli tjetërSHKODËR-HANI HOTIT, NJË MAKINË BIE NË KANAL