Federata Shqiptare e Notit ka organizuar Kupën Pavarësia, e cila u zhvillua në Tiranë. Në këtë Kupë morën pjesë 11-ekipe, të cilat ishin Vllaznia, Tirana, Partizani, Pogradeci, Flamurtari, Te Stela, Skampis, Vlora Not, Teuta, Tradita dhe SHSU, ku garuan 216-notarë të grupmoshave të ndryshme. Në Kupën Pavarësia, ekipi i Vllaznisë u përfaqësua me 15-notarë, shtatë meshkuj dhe tetë femra, të cilët ishin Viki Tafrruku, Vittoria Hyso, Alessandro Hyso, Skerdi Kroni, Matia Jubani, Joel Golemi, Dean Vajushi, Melodi Mimaj, Herta Mimaj, Kayla Bala, Adriel Marku, Klea Dedi, Kean Tafili, Angjelo Rrotani dhe Rajna Memçaj. Garat e kampionatit ishin në Kategorinë Open, pra ku vlerësohen vetëm tre notarët më të mirë të disiplinës. Kështu, Alessandro Hyso arriti të fitonte Kupën si notari më i mirë i kampionatit për meshkujt.
Ndërkohë, Viki Tafrruku u shpall notarja e dytë më e mirë femër e kampionatit. Alessandro Hyso arriti të fitonte dy vende të para në disiplinat e 50-metër shpine dhe 50-metër stil i lirë. Poashtu, ai siguroi edhe vend të dytë në disiplinën e 50-metrave delfin. Nga ana tjetër, Viki Tafrruku fitoi tre vende të dyta në disiplinat e 100, 200 dhe 400-metër stil i lirë. Ndërkohë, Vittoria Hyso fitoi vend të dytë në 50-metër stil i lirë dhe 50-metër shpinë. Poashtu, kjo notare siguroi edhe dy vende të treta në 100-metër shpinë dhe 100-metër stil i lirë. Në këtë mënyrë, notarët e Vllaznisë bëjnë një tjetër përfaqësim shumë pozitiv në garat e Kupës së Pavarësisë, duke treguar edhe njëherë tjetër punën e mirë që ata bëjnë çdo ditë.