Kjo është festa e tifozëve që e shijuan fitimin e Kupës së Shqipërisë nga Vllaznia në pedonalen “Kolë Idromeno” në pamundësi për të qenë në stadium në Tiranë. Bashkia Shkodër mundësoi këtë ekran të madh duke i dhënë një mundësi tifozëve që të përjetojnë emocionet e këtij suksesi për kuqeblutë. Sapo ndeshja mbaroi edhe pse në largësi, tifozët nisën festën.

Edhe këta tifozë dëshirojnë që vitin e ardhshëm Vllaznia të fitojë titullin kampion, aq më tepër të rinjtë që janë bëri deri në 21 vjeç dhe nuk e kanë përjetuar ende këtë emocion të madh.

 

Artikulli paraprakSHKODËR, NUK ZBATOHET LIGJI PËR NDALIMIN E QESEVE PLASTIKE
Artikulli tjetërFESTA E TIFOZËVE PËR KUPËN: VLLAZNIA ËSHTË SHPIRTI YNË