Tirana ka surprizuar në Shkodër teksa ka arritur që të kualifikohet në finalen e Kupës së Shqipërisë duke arritur që të mund pretendentët kryesore për këtë trofe, Vllazninë.

Ka qenë një përballje që kuqebluve i ka shpëtuar në periodën e fundit. Takimi nis më mirë për Vllazninë dhe shkodranët marrin avantazhin duke krijuar përshtypjen se s’do kenë shumë vështirësi ndaj bardhebluve. 18-13 është rezultati më i mirë i shkodranëve në përiodën e parë. Tirana e merr shpejt veten dhe arrin jo vetëm të barazojë por edhe të kryesojë 18—22. 10 minutat e para kanë balancë dhe loja mbyllet 23-25. Vllaznia nuk vonon ta kthejë rezultatin dhe në periodën e dytë luan më mirë. Rimerr avantazhin dhe e mbyll gjysmën e parë të lojës 42-39 duke lënë shpresë për fitoren.  Perioda e tretë ka një bllokadë për të dy ekipet teksa për 4 minuta nuk shënojnë asnjëra. Vllaznia fiton edhe periodën e tretë 16-12 dhe përpara 10 minutave të fundit udhëheq 58-52. Perioda e fundit është fatale. Për më shumë se 8 minuta me radhë Vllaznia nuk shënon asnjë pikë duke çuditur. Është e dobët edhe në mbrojtje teksa thyhet lehtësisht ndërsa edhe loja sulmuese ç’orientohet totalisht. Lojtarët e Vllaznisë humbin toruan. Tirana ruan qetësinë dhe me thjeshtësi thellon rezultatin. Pas 8 minutash Vllaznia shënon koshin e parë 2-pikësh por është shumë vonë. 2-19 mbyllet 10-minutëshi i fundit duke i dhënë fitoren Tiranës e cila kap kështu finalen. Për Tiranën Lasku shënoi 24 pikë ndërsa tek Vllaznia Arra dhe Gjonaj me nga 13 pikë secili. Në ndeshjen tjetër gjysmëfinale Kamza Basket nuk e ka patur të vështirë përballë ekipit të Partizanit. Ka qenë një ndeshje e lehtë për ekipin e drejtuar nga Adem Muhametaj. Kamza tregon epërsinë që në periodën e parë teksa arrin të fitojë 26-6. Kamza edhe në përiodën e dytë është në avantazh dhe këtë herë në shifrat 18-15. Partizani nuk ka fuqinë e duhur dhe dorëzohet teksa perioda e tretë mbyllet 23-17. 10 minutashi i fundit fitohet 26-19 nga Kazma e cila fiton krejt takimin në shifrat 94-57. Çela për Partizanin hënoi 26 pikë ndërsa Shestani për Kamzën 19 pikë.  

Artikulli paraprakFURNIZIMI ME UJË PËR BANORËT NË KOPLIK, NDËRHYN NDËRMARRJA E UJËSJELLËSIT
Artikulli tjetërVLLAZNIA ME MUNGESA NË VLORË NDAJ FLAMURTARIT