Vllaznia do të luaj sërish me Laçin por këtë radhë ndeshja është më e rëndësishme pasi ekipet përballen në gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë. Kjo gjysmëfinale do të jetë me një takim dhe ekipi që kualifikohet kalon në finale.

Trajneri i Vllaznisë Thomas Brdariç në prag të kësaj sfide që do luhet në Shkodër thotë se objektiv i vetëm është kualifikimi.

Tekniku Brdariç shprehet se Vllaznia do të luftojë në të dy frontet Kupë dhe kampionat pasi i ka mundësitë.

Sulmuesi i Vllaznisë Salim Cisse thotë se është i lumtur që po aktivizohet ndërsa shpreson që nesër t’i shënojë Laçit për t’i dhënë kualifikimin Vllaznisë në finale të Kupës.

Gjysmëfinalja e Kupës së Shqipërisë Vllaznia-Laçi do të luhet këtë të shtunë më 14 prill në ora 16:00 në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër.

Artikulli paraprakKANDIDATI I PS BEQAJ: PLAN ZHVILLIMI PËR VELIPOJËN
Artikulli tjetërLULZIM BASHA PUBLIKON VIDEON: VETËM TI MUND TA SJELLËSH NDRYSHIMIN… SHQIPËRIA FITON!