Vllaznia është kualifikuar në çerekfinale të Kupës së Shqipërisë pasi mundi në ndeshjen e dytë Pogradecin me rezultatin e thellë 6-1 në ndeshjen e luajtur në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër. Pas kësaj fitoreje dhe kualifikimit në çerekfinale trajneri i Vllaznisë Thomas Brdariç është i lumtur për këtë sukses të ekipit të tij ndërsa tha se ky takim me pogradecarët i shërben ndeshjes së kampionatit që Vllaznia ka në fundjavë me Kastriotin.
Trajneri Brdariç është i surprizuar për faktin se në çerekfinale do të luaj ndaj Flamurtarit të Kategorisë së Dytë ekip që çuditërisht eleminoi Kastriotin e Superiores.
Edhe çështja Latifi për tekniku Brdariç është e mbyllur edhe pse gjesti i tij duke mos pranuar zëvendësimin krijoi një situatë jo të mirë në ekip. Trajneri i Pogradecit Ardjan Abazaj tha se kaq është forca e ekipit të tij duke pranuar humbjen 6-1 ndaj Vllaznisë.
Serinë e golave për Vllazninë e hapi Mustedanagiç që në minutën e tretë, më pas në minutën e 9 shënoi Aralica,, në të 15-ën Latifi me penallti, dy minuta më pas sërish Aralica, Pura për miqtë bën një autogol ndërsa është Hoxhaj që çon në 6-0 shifrat për Vllazninë në pjesën e parë. Në 45 minutat e dyta shkodranët nuk realizojnë asnjë gol ndërsa për miqtë shënon golin e nderit Topllari në mniutën e 55′. Pas kualifikimit në çerekfinale të Kupës Vllaznia do të luaj ndaj ekipit të Flamurtarit.