Fitore edhe për Vllazninë, por pa efekt.

Shkodranët triumfuan 1-3 ndaj Kastriotit, por kjo nuk mjafton për Europën, pasi pozicionohen në vendin e pestë.

Da Silva hapi siparin e golave në të 46-tën, ndërsa kundërpërgjigja krutane erdhi nga Kaina, në të 58-tën. Ekipi i Mirel Josës tregon karakter dhe penalltia e kthyer në gol nga Gurishta e vërteton më së miri këtë (79’). Goli i sigurisë erdhi 7 minuta nga fundi, nga Aralica.

Tashmë, Vllaznia duhet të shpresojë te finalja e Kupës me Laçin, si e vetmja mënyrë për të shkuar në Europë.

Artikulli paraprakDETAJET/ PLAGOSJA ME ARMË E TË MITURIT NË PUKË, NGJARJA NË LOKALIN E TË ATIT. AUTORI KISHTE KONFLIKTE ME…
Artikulli tjetërNDRYSHIME NË QEVERI, KRYEMINISTRI RAMA EMËRON ZV.MINISTRIN E RI TË ENERGJISË