VLLAZNIA NË FUNDJAVË DY MIQËSORE NDAJ ADËS DHE TËRBUNIT.Pavarësisht ndërprerjes së kampionatit për shkak të ndeshjeve të përfaqesuesve, Vllaznis do të vijojë të mbajë ritmin pasi ka planifikuar të zhvillojë dy ndeshje miqësore. Kështu, duke u nisur nga programi stërvitor i javës që ëshëtë publikuar nga ana e trajnerit Raineri, konstaton se të premten dhe të shtunën do të organizohen dy ndeshje miqësore. Të premten pritet që kuqeblutë të luajnë me Adën ndërsa të shtunën me Tërbunin.
Këto ndeshje do t’i shërbejnë stafit drejtues për të korigjuar gabimet e vërejtura në ndeshjen e fundit me Laçin. Përsa i përket skuadrës ajo ka patur pushim pr dy ditë për shkak se nuk do të ketë angazhime në ndeshjet zyrtare. Por tashmë ekipi do ti kthehet stërvitjes për tu përgatitur qoftë për dy ndeshjet miqësore por natyrisht edhe për kampionat.Këto dy përballje të planifikuara përvecc Vllaznisë do ti shërbejnë si Adës ashtu edhe Tërbunit për të parë më mirë gjendjen e tyre. Të dy ekipet luajnë në kategorinë e parë në Grupin A, ku duhet theksuar se Tërbuni mbetet një ndër pretendentët kryesorë për të kaluar në kategorinë superiore. Jo vetëm për pukjanët por më shumë edhe për shkodranët, takimi miqësore do të shërbejë për një mirëfunskionim e ekipi pas shumë problemeve sidomos në repartin e mbrojtes dhe të sulmit në ndeshjen me lacin.