Të të ikin nga duart për pak sekonda 2.5 milionë euro. E tillë është historia e këtij Ferrari “Enzo”, i cili është përplasur në Holandë.

Makina mësohet se është përplasur me një pemë pasi drejtuesi me sa duket ka humbur kontrollin në një rrugë të rrëshqitshme. Automjeti dyshohet se i përket Kroymans Automotive, një tregtar i autorizuar i Ferrarit në zonën ku ndodhi aksidenti.

Foto nga vendi i ngjarjes tregon se Ferrari mbante targa të përkohshme, në momentin kur u përplas në rrugën N221 pranë Utrechtit. Gjatë kohës së aksidentit, në timon ishte një mekanik. Vetura dyshohet se ka goditur një pemë në anën e pasagjerit, duke shkëputur të dyja rrotat në anën e djathtë.

Artikulli paraprakTULLAVE U RRITEN ME 70% KOSTOT E PRODHIMIT, 2022 NJË VIT I VËSHTIRË
Artikulli tjetërBERZH: RRITJA EKONOMIKE PRITET TË NORMALIZOHET KËTË VIT, POR RREZIQET VIJOJNË TË MBETEN TË LARTA