Dashuria është një ndjenjë aq e fuqishme sa mund të ndryshojë gjithçka, ashtu si në Hirushja, kur kungulli me magji shndërrohet në një karrocë madhështore, e njëjta “mrekulli” ndodhi edhe në qytetin e Veronas, me një autobus të një kompanie lokale e transportit, shkruan today.it.

Protagonistja ”Hirushja” e kësaj historie është Sabrina Bardi, shofere autobusi, e cila zgjodhi mjetin e saj të transportit për të shkuar dhe për të kurorëzuar martesën e saj me Stefano Rubele, në vendin më romantik të Veronës, te shtëpia e Romeo dhe Xhulietës.

Transformimi romantik i autobusit në një ”karrocë dashurie” u dëshmua nga imazhet e postuara në mediat sociale nga ATV Bus Verona.

Sabrina, me një fustan të kuq të shkëlqyeshëm, hipi në autobusin me numër 73 për të shkuar tek bashkëshorti i ardhshëm.

Padyshim, edhe mjetet e transportit ”ishin veshur”, ashtu si kolegët e Sabrinës dhe të gjithë miqtë e çiftit, të cilët ishin në gjendje të festonin kurorëzimin e kësaj historie të shkëlqyer dashurie.

”Jetë të lumtur çiftit”, shkruhej te hapësira mbi xhamin e shoferes së sapomartuar.

Artikulli paraprakBIDEN: NORMALIZIMI I RAPORTEVE KOSOVË-SERBI KËRKON KOMPROMISE TË VËSHTIRA
Artikulli tjetërNË GJENDJE TË RËNDË SHËNDETËSORE, MJEKËT NUK LEJOHEN TË VIZITOJNË NAVALNYN NË BURG, KRITIKU I PUTINIT NË RREZIK