Në datat 25 dhe 26 Janar në skenën e teatrit “Migjeni” do të ngjitet komedia “Kur Borxhi T’xen frymën” organizuar nga Shoqata Kulturore Teatrore “Zef Jubani” e me regji e skenografi të Gjon Stefës. Komedia është e bazuar në situatën aktuale atë ekonomike dhe në një tjetër plagë të shoqërisë tonë që është emigracioni, c’ka autori e ka përpunuar në mënyrë komike historinë.

Në këtë komedi aktorja Drande Xhai në rolin e Bukuroshes do të interpretojë monologun e bukura dhe vetingu.

Në këtë komedi do të interpretojë edhe aktori Gac Kodrina sëbashku me grupin e të rinjve të shoqatës kulturore teatrore “Zef Jubani” të cilët do të sjellin për publikun rastin e një familje shkodrane se si e përjeton ajo largimin në emigracion

Për dy netë me radhë publiku artëdashes shkodran do të ketë mundësinë të shijojë minuta të tëra të mbushura me humor e muzikë ku do të marrin pjesë edhe këngëtarët Mukades Canga, Luigj Alija, Meri Preci, Jozefina Guri dhe Martina Serreqi.

Artikulli paraprakSHKODËR, 100-VJETORI I KRIJIMIT TË SHKOLLËS “BAUHAUS”
Artikulli tjetërPD-VELIUT, SHKODRA E KËRCËNUAR NGA BANDAT JO NGA VJEDHJET