Po bëhen gati pesë muaj që ka filluar rikonstruksioni i markatës së rusit në Shkodër. Afati fillestar i punimeve është thyer, ndërsa në terren duket se po punohet sërish.

Pas një kontakti që kishim me inxhinierin e punimeve në këtë treg, na u komunikua se faza e parë e punimeve të planifikuara në fillim tashmë ka përfunduar.

Bëhet fjalë për stendat dhe rregullimin e sistemit të ujit, kullimit dhe çimentimin e të gjithë sipërfaqes. Faza e dytë, e cila ka filluar këto ditë, parashikon savotimin e anës së prapme të markatës së mishit, në afrësi të së cilës do të akomodohen tregtarët e peshkut.

Kjo fazë, e cila është përfundimtare, pritet të përfundoj në harkun kohor të një muaji, parashikuar për fundin e shtatorit.

Megjithatë, tregtarët vijojnë të jenë pesimist me punimet e kryera. Ankesat e tyre lidhen me cilësinë e punimeve nëpër kjoska.

Për pak ditë bëhen pesë muaj nga fillimi i punimeve, ndërsa pjesa më e madhe e tregtarëve janë të akomoduar në mes të rrugës. Në mes të automjeteve dhe trotuarëve, duke vijuar bllokimin e rrugëve të Rusit, aspak për fajin e tyre.

Investimi në Markatën e Rusit rrezikon të mos pranohet nga tregtarët. Ndërkohë nuk ka asnjë datë që parashikon akomodimin e tyre në investimin e ri.

 

https://youtu.be/djgjiTsB_xY

Artikulli paraprakSYTARI, MESAZHE PAS KTHIMIT NGA HAXHI
Artikulli tjetërL’ESPRESSO: MAFIA SHQIPTARE KUPOLA MË E FUQISHME NË ITALI