Situatën tejet të zgjatur për shpërndarjen e teksteve shkollore, administratorët e pikave të licensuara për shitje e lidhin me një sërë problematikash të akumuluara si pasojë e një procesi të ri që ka ndodhur këtë vit.
Ata thonë se kjo është mënyra e vetme e shitjes për të zbatuar rregullin e TVSH-së, ndërsa vënë theksin që nga gabimet e Ministrisë, të shkollave, të qytetarëve dhe gabimet e tyre si pika shitjeje përgjatë këtij procesi. Procesi i shitjes së librave shkollorë filloi në ditët e fundit të muajit gusht, ndërsa nuk dihet nëse do të përfundojë deri në fund të shtatorit. Kjo ka sjellë radhë të gjata dhe vështirësi sidomos për banorët e njësive administrative jashtë qytetit, të cilët për ditë të tëra kanë pritur pranë librarive të autorizuara për blerjen e teksteve.