Foshnja e parë që lindi në Islandë në vitin 2017 ishte një djalë. Foshnja u lind vetëm 3 minuta pas Vitit të Ri në klinikën shëndetësore të Islandës së Jugut në Selfoss.
Por i habitshëm është fakti se nëna e foshnjes, Katrin Guojonsdotti, ishte po ashtu Foshnja e Parë e vitit 1980. Ajo dhe fëmija jo vetëm që kanë të njëjtën ditëlindje, por gjithashtu kanë dhe veçorinë e të qenit të parët të lindur në Islandë në vitet respektive.