Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha, ka folur në lidhje me profesionet si mjekët dhe personelet mjekësore dhe arsimtarëve.

Berisha u shpreh se shpreson që ashtu si në vitet 1990, bluzat e bardha do të bëhen pjesë e ndryshimit, me vetëdijën për të shpëtuar sistemin shëndetësor.

Ndërsa në lidhje me arsimin, Berisha ka vlerësuar se një nga gabimet më të mëdha ishte fakti se kjo qeveri ka bllokuar për 8 vite doktorimin, duke ia dhënë këtë të drejtë vetëm privatit.

“Pas studentëve, revolucioni demokratik i viteve ‘90 u quajt edhe revolucioni i bluzave të bardha sepse pati një mbështetje masive nga mjekët dhe personeli mjekësor.

Shpresoj se kjo do të rikthehet edhe për të shpëtuar demokracinë dhe me vetëdijen se duhet të shpëtojmë sistemin shëndetësor nga rrënimi i cili ka në thelb mosrespektin e qeverisë për punën e mjekut, arsimtarit etj, keqpagesën e tyre, faktit që në 9 vite rritja e rrogave është qesharake kur me mbi 4 miliardë euro të marra borxh duhet të ishin rritur të paktën dy herë, dhe nuk mund të ishin kurrë siç janë sot 30-40 përqind më të ulëta se në Kosovë.

Them se është një kohë që bluzat e bardha dhe profesionet e tjera duhet të bëjnë gjithçka për kontributin maksimal. PD humbi dhe u shndërrua në një formë amorfe, por Rithemelimi do të thotë rikthim në formën e mëparshme.

Ne duhet të luftojmë e të bëjmë gjithçka që të flitet lirshëm. Një filozof tha se bisedat e lira e njerëzve të lirë në darka pa prestidiume janë biseda të njerëzve që kanë ideale qytetërimi. Nuk ka gjë më të rëndësishme se të flasim hapur.

Momenti i tretë shumë i rëndësishëm, çdo njeri kontributin e tij, ne jemi politikë sot. Jemi profesionistë, por politikë. Ndaj do t’ia dalim kësaj beteje. Me pyetjen çfarë mund të bëj sot. Njeriu në rrafshin filozofik Niçja thelbin e filozofisë e ka tejkalimin e vetvetes nga njeriu.

Njeriu duhet të ndryshojë çdo ditë. E ka shumë njerëzore Niçja filozofinë. Supernjeriu i Niçes është njeriu që kërkon të ndryshojë çdo ditë. Rama ka përdorur frikën në doktrinën e etërve të tij”, është shprehur ai.

Arsimi:
Sali Berisha: Ju e dini që u përpoqëm me dyfishimin e rrogave dhe investime të mëdha në objekte arsimore e shkolla. Sigurisht që nuk realizon dot në një kohë, por patëm ngjitje vertikale. E vërteta është që kjo qeveri mbajti qëndrim jo miqësor dhe të papërgjegjshëm për arsimin. Një nga aktet më shkatërruese ishte bllokimi i doktorimit, me idenë se janë jo cilësore. Dhe për 8 vite universitetet publike nuk u lejuan të kishin doktorantë dhe u lejuar privatët që çonin valixhet me para. Sot fondi për kërkimin shkencor është 57 herë më i ulët se mesatarja e vendeve të OSBE-së. Thuajse inekzistent. Nëse e mban trupën akademike jashtë kërkimit shkencor… në diktaturë kishim fonde. E bëja projektin që ja çoja zv dekanit, ma miratonte dhe firmoste me financat për fondin që duhej. Isha pedagog i ri. Ishte një motivim i madh për mua. Mundësia e kërkimit është jetik në këto raste. Këta i zhdukën thuajse fare fondet. U shkatërruan laboratorët e informatikës dhe sot janë në rrënim.

Artikulli paraprak“PËR ÇMIMIN E NAFTËS FLISNI JU? GËNJYET!”, ZV/KRYEMINISTRI “SFIDON” OPOZITËN: MË GJENI MO VETËM NJË PAKETË QË KENI BËRË JU, NJI MO NJI!
Artikulli tjetërVIJON PËRPLASJA MES PALËVE NË PD/ GRUPI I ALIBEAJT I PËRGJIGJET NOKËS: JA PSE E PENGUAT KOMISIONIN PËR INVESTIMET STRATEGJIKE