Mungesa e mbikalimeve të rregullta e me standarte, e rojeve tek këto mbikalime dhe krijimi i kalimeve të paligjshme,
po kthehet në rrezik serioz për jetën e qindra banorëve të cilët banojnë përgjatë linjës hekurudhore ndërkombëtare Shqipëri-Podgoricë.
Fëmijët janë më të ekspozuar ndaj këtij rreziku që i kanoset cdo ditë. Ecja e tyre në mënyrë të papërgjegjshme përgjatë shinave vë në rrezik jetën për ta
Banorët shprehen se mbikalimet në shumë raste janë bërë burim të aksidenteve me pasoja.
Rinovimi i hekurudhave shqiptare kërkon studim të plotë të mbikalimeve të linjës hekurudhore në Shqipëri dhe ndërhyrje emergjente të prishjes së tyre dhe të ndërtimit të mbikalimeve apo nënkalimeve aty ku është e nevojshme.