Kësaj familjeje prej kohësh I është bërë bashkudhëtare vuajtja e varfërisë dhe vështirësive ekonomike.
Kryefamiljarja për të siguruar ushqimin është e detyruar të kërkojë lëmoshë cdo ditë tek të afermit apo në fashatërat përreth. 47 vjecarja Culina Ymeri vajza e Borës prej vitesh po vuan një sëmundje të rëndë. Nga sëmundja e kancerit te gjirit ajo është detyruar ti nënshtrohet operacioneve. Kjo sëmundje I ka dhënë goditje në këmbë duke e lënë pothuajse të paralizuar. Kjo familje trajtohen me ndihme ekonomike e cila nuk mbulon aspak shpenzimet e saj. Vetë Alia apelon për ndihmë. Fshati Postribës njihet si zona e cila ka një numër të konsiderueshëm të familjeve me vështirësi të mëdha ekonomike. Si burim I vetëm I të ardhurave ekonomike mbetet sektori I bujësisë për të cilën banorët thonë se qeveria nuk I ka favorizuar.