Janë këto fjalë prekëse të njerëzve me halle që vështirësia ekonomike i bën të mendojnë vetëvrasjen .Pas transmetimit të kësaj kronike njerëz të ndryshëm kanë shprehur interes për të ndihmuar të moshuarën .
Kështu një person që jeton në France por që nuk ka dëshirë të identifikohet me emër pasi ka parë kronikën në Star Plus ka dërguar një shumë të konsiderueshme parash në shenjë sensibilizimi .
E moshuara derdh lot nga gëzimi që dikush është kujtuar për të. Kontributi për Fetijen do të thotë shumë në këtë situatë kur nuk I ka ngelur më askush.
Duke mos reshtur së falënderuari personin që e ka ndihmuar ajo na përshëndet por kësaj radhe emocionuar dhe më një motivim se në jetë ka njerëz që të duan dhe të ndihmojnë.