5000 mijë lekë të vjetra nga një ditë pune në bujqësi. Janë keto të ardhurat e vetme te kryefamiljarit Xhevdet Lahi nga Guri i Zi ,me të cilat duhet të ushqejë gruan dhe 6 fëmijët e tij.
Por a mjafton një shumë e tillë për të mbajtur keto pjestarë te familjes dhe për të paguar të gjitha taksat që shteti shqiptar vendos?
Por hallet e tyre nuk mbarojnë këtu. Përveç papunësisë dhe varfërisë, ata jetojnë në një banesë që nga dita në ditë rrezikon të shembet për shkak të ujit që futet gjatë gjithë dimrit, ngaqë shtëpia është e ndërtuar mbi urë
E zonja e shtëpisë Flutura Lahi tregon të carat që ka pësuar banesa dhe sesa e vështirë është të jetohet në të, me frikën se mos fëmijët do të sëmuren nga lagështira.
Ndihmë ekonomike për ta ska, e as bukë shpesh herë. Ata vetëm presin nese diten e neserme, ndonjë komshi i tyre, do i thërrasë për ndonjë ditë pune.
Nga kjo varfëri vuajnë fëmijët, vuan e zonja e shtëpisë, vuan kryefamiljari i cili për shkak të mungesës ekonomike nuk ka mundur as të vizitohet.