Myslimanët në të gjithë botën kanë nisur festimet e Kurban Bajramit, një prej datave më të rëndësishme në kalendarin islam ndërkohë që mbi 2 milionë pelegrinë kryejnë ritet finale të Haxhit në Arabinë Saudite.
Pelegrinët ecën në një kompleks në mina ku hodhën gurë mbi tre kolona. Myslimanët besojnë se djalli u përpoq të fliste me profetin Ibrahim duke sfiduar vullnetin e zotit.
Myslimanët besojnë se besimi i Ibrahimit u testua kur zoti e urdhëroi atë të sakrifikonte djalin e tij të vetëm, Ismail. Zoti i mbajti dorën duke i kursyer jetën të birit.
Në versionin kristian dhe hebre të historisë, Abrahami u urdhërua të vriste të birin, Isak. Ditët e fundit të Haxhit koinçidojnë me festën e Kurban Bajramit, apo festën e sakrificës, pikërisht në nder të vënies në provë të besimit të profetit Ibrahim.
Myslimanët therin në këtë ditë bagëti dhe ia shpërndajnë mishin të varfërve. Rreth 1 miliardë myslimanët e botës do të jenë sot në festë në të gjithë planetin.
Vëmendja është drejtuar drejt mekës me jo myslimanët që ndalohen të hyjnë në qytet gjatë riteve të shenjta.
Në emiratet e bashkuara arabe, veç ritualeve të kurban bajramit, ka edhe një spektakël fishekzjarrësh.
Në Afganistan ka nisur një armëpushim të hënën, në prag të festës. Nga Kajro në aman, e gjithë bota myslimane po bën përgatitjet e fundit për festën e sakrificës, me rroba të reja e tryeza të mbushura më së miri.