Besimtarët mysliman kanë falur namazin e Kurban Bajramit në sheshin qëndror në qytetin e Shkodrës. Mijëra besimtar morën pjesë gjatë faljes së Kurban Bajramit.
Përgjegjësi i myftinisë së Shkodrës Arben Halluni në këtë ditë të shenjtë përcolli një mesazh të fortë për gjakmarrjen duke bërë thirrjet që familjet të pajtohen.
Ky mesazh i tij vjen dy ditë pas historisë së familjes Shkambi në Star Plus të cilët prej 4 muajsh janë të ngujuar.
Në fjalën e tij Halluni bëri thirrje edhe për një bashkim mes njerëzve.
Gjatë fjalimeve teolog të tjerë përcollën mesazhe për të gjithë besimtarët mysliman në këtë ditë të shenjtë të Kurban Bajramit.