“Situatën në prag të festës së Kurban Bajramit do të përpiqemi ta kemi nën kontroll për të evituar shitjet e bagëtive në tregje të hapura duke i drejtuar ato në thertoret e licensuara”.

Kështu u shpreh kryeveterineri i qarkut Shkodër Selim Kraja gjatë një interviste për Star Plus, i cili deklaroi nga ana tjeter se evidentimi i tregjeve të improvizuara do të bëhet me ndihmën e veterinerëve. Sipas kryeveterinerit Kraja, drejtoria e Bujqësisë ka hasur në vështirësi gjatë monitorimit, por procesi do të përmbyllet me sukses. Gjatë festave rritet numri i bagëtive që shiten në rrugë, ndërsa Drejtoria e Bujqësisë ka marrë përsipër orientimin e tregtarëve në thertoret e licensuara. Më parë, kryeveterineri i qarkut Shkodër ftoi banorët që të bëjnë kontrollimin e bagëtive tek veterinerët e zonave.

Artikulli paraprakSHKOLLA “TRINGË SMAJLI” THUAJSE STALLË BAGËTISH
Artikulli tjetër“ISH REPARTI USHTARAK”, FËMIJËT U DREJTOHEN NË KËMBË SHKOLLAVE