Festa e Kurban Bajramit është kremtuar edhe në Lezhë.Me mesazhe paqeje e harmonie për njeri tjetrin si dhe lutjet për më shume begati, dhjetra besimtare musliman i janë drejtuar që në oret e para të mëngjesit xhamise së qytetit për të falur namazin.

Teksa uroj Kurban Bajrami, myftiu i Lezhës Detin Kotrri tha se është një feste që të të gjithë duan të gëzojnë, ndaj duhet të tregohemi solidar duke ndihmuar njeri tjetrin.

Pas faljes së namazit besimtaret kane uruar njeri tjetrin për festen e Kurban Bajramit, për të vijuar më pas gjatë gjithë dites me vizita tek njëri tjetri.Kurban Bajrami është një nga festat më të rëndësishme për besimtaret musliman.

Artikulli paraprakLEZHË, ASGJËSOHEN 5 MIJË E 490 BIMË KANABISI, ENDE NUK DIHEN AUTORËT
Artikulli tjetërSEZONI TURISTIK “BLLOKON” LEZHËN