Ashtu si kudo në botë edhe në Shqipëri është festuar festa e shenjtë e Kurban Bajramit. Sheshi i Tiranës u mbush nga besimtarët mysliman në faljen e namazit. Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë Bujar Spahiu në fjalën e tij u ndal tek problemet me të cilat po përballet vitet e fundit familja shqiptare.
Pas faljes së namazit duke folur për mediat kreu i KMSH Spahiu tha se Shqipëria është në një situatë më të mirë pasi po kalon pandeminë e COVID-19 dhe kaloi edhe tërmetin tragjik.
Falja e namazit të Kurban Bajramit është bërë edhe në të gjitha qytetet e tjera të Shqipërisë.