Festa e Kurban Bajramit, eshte festuar edhe ne Bashkise Vau Dejes.
Kryetari i Bashkise Vau Dejes i shoqeruar edhe nga administrata, ka zhvilluar nje vizite ne xhamine e Bushatit. Gjate urimit per kete feste te rendesishme per besimtaret musliman, kryetari Zef Hila vuri theksin ne harmonine, tolerancen dhe bashkejetesen qe ekziston mes komuniteteve. Nga ana tjeter, Kryetari i Keshillit te Xhamise ne Bushat, Zyhdi Mustafa u shpreh se kjo feste eshte simbol i sakrifices dhe i devocionit ndaj zotit. Festat Fetare jane pjese e komunitetit te Bushatit , duke qene pjese e tolerances dhe mirekuptim qe ekziston ne mbare komunitetin.