Ministri i Brendshëm Taulant Balla u takua me efektivët e Komisariatit të Policisë Kurbin, ku deklaroi se është drejt finalizimit drafti me ndryshime rrënjësore në Ligjin për Policinë e Shtetit.Sipas Ballës, synimi është për ta dinamizuar dhe energjizuar trupën drejtuese të Policisë dhe përmirësuar karrierën në radhët blu.

Ministri vlerësoi punën e drejtuesit të ri të Komisariatit Kurbin dhe shtoi se punët dhe rezultatet e mira arrihen nëse realizohen në ekip.

Më tej Balla shtoi se mosha mesatare e Policisë është e lartë, 47 vjeç, ndaj duhet ftuar të rinj e të reja, ndersa Bashkëpunim me pushtetin vendor, ai e sheh si kyç, në kuadër të mbrojtjes nga krimet mjedisore.

Ministri i Brendshem kërkoi nga Drejtoria Vendore e PolicisË Lezhë nisjen e punës që tani për masat për mirëmenaxhimin e sezonit turistik për vitin në vijim.Zbardhjen e krimeve të vjetra dhe kapjen e personave kriminalë që i shmangen drejtësisë, ishin disa nga detyrat e lëna për punonjësit e këtij Komisariati.

Artikulli paraprakINVESTIMI QË U LA NË MES NË GRUDË TË RE
Artikulli tjetërMALËSIA E KURBINIT SI NË MESJETË