Kjo është gjendja e rrugës që lidh fshatrat Shullaz dhe Prozhen në Kurbin me autostradën Milot-Mamurras. Ky segment rrugor me gjatësi 800 metra i cili ju shërben 400 banoreve të kësaj zone ka degraduar plotësisht.
Në kohë me shi gropat mbushen me ujë dhe kalimi i automjeteve e këmbësoreve është mjaft i vështire, ndërsa shqetesim është dhe hedhja e inerteve në anë të rruges.
Në situatë të ngjashme janë shumë segmente rrugore në fshatrat e Bashkisë së Kurbinit, duke ndikuar në jetën e qindra banoreve në këto zona.