Kjo është gjendja e rrugës që lidh fshatin Gjorm të Kurbinit, me autostraden Milot-Mamurras.Segmenti me gjatësi 2.7 km ka degraduar plotësisht, duke vështiresuar kalimin e automjeteve dhe këmbësoreve.

Kjo situatë vijon prej 32 vitësh, pasi nuk është investuar asnjëherë.Në këto kushte banoret janë detyruar që shpesh herë të ndërhynë vetë që rruga të bëhet sadopak e kalueshme.
Mungesa e rrugës dhe shërbimeve të tjera jetike, ka detyryar shumë familje që ta braktisin Gjormin i cili është një ndër fshatrat më të mëdhenj në Bashkinë e Kurbinit.

Krahas infrastruktures rrugore, në fshatin Gjorm ka probleme dhe me furnizimin me uje të pijshem dhe energji elektrike, ndërsa për shkak të mungeses së konteniereve mbeturinat hidhen brigjeve të kanaleve.

 

Artikulli paraprak47 VJEÇARI: NUK MË JAPIN PENSIONIN E INVALIDIT
Artikulli tjetërTË RINJTË: DO EMIGROJMË, S’KA SHPRESË NË SHQIPËRI