Kjo është gjendja e infrastruktures në lagjen e “Kampit” në Sanxhak të Kurbinit.Kjo zonë e cila ndodhet në periferi të qytetit të Laçit, nuk ka asnjë ndryshim me ndonjë fshat të thellë malor.

Rrugë të shkatërruara, ujera të zeza, inerte e mbetje të hedhura në pjesë të ndryshme të lagjes është panorama që të sërviret.

Kjo situatë ka vështiresuar jetesen e banoreve, pasi në kohe me shi lëvizja është mjaft e vështire thonë banoret. Premtimet për ndërhyrje kanë qenë të vazhdueshme, por asgjë nuk ka ndryshuar përgjatë 30 viteve tregojnë banoret.

Në fshatin Sanxhak të Kurbinit jetojnë rreth 1 mijë familje, ku mungesa e investimeve bazë po i përball me vështiresi të shumta.

Artikulli paraprakNIS SHPËRNDARJA E MATERIALEVE ZGJEDHORE
Artikulli tjetërBISEDË PËR EKSPOZITËN E ÇIFTIT DOKLE