Kjo është gjendja e kishës “Bazilika e Shën Merisë” në Kurbin.Ky objekt kulti 1500-vjeçar monument kulture, me vlera të të çmuara historike ka degraduar.Një pjesë e mureve kanë rënë si dhe janë dëmtuar plotësisht afresket e kishës, pasi ka munguar vemendja e institucioneve që duhet të ishin kujdesur për të.
Banoret e Shën Merisë apelojnë për ndërhyrje në shpetimin nga shembja e plotë e kësaj kishe, e cila ndonëse ndodhet në këtë gjendje është mjaft e frekuentuar nga besimtaret që sfidojnë rrugen e shkatërruar dhe vinë nga qytete të ndryshme të Shqipërisë.
Teknika e përdorur për ndërtimin e kësaj kishe është romake, ndërsa konsiderohet si një objekt kulti unik për të gjithë Shqipërinë.