Rreth orës 12:20, në lagjen nr.4, Laç, jashtë rrethimit të gjimnazit, dyshohet se pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi A. Gj. 17 vjeç, ka plagosur me armë zjarri në këmbë shtetasin L. Rr. 15 vjeç, të dy nxënës në gjimnaz dhe banues në Kurbin. I plagosuri është transportuar në spital për ndihmën e nejvojshme mjekësore, ku ndodhet jashtë rrezikut për jetën, ndërsa autori është larguar menjëherë pas ngjarjes.

Falë veprimeve të shpejta hetimore dhe kontrolleve të pandërprera nga shërbimet policore, është bërë e mundur lokalizimi në një banesë të braktisur dhe kapja e autorit të dyshuar të plagosjes, shtetasit A. Gj.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, vijon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Artikulli paraprakTENSIONE NË HYRJE TË KUVENDIT, GARDA NUK LEJON QË TË HYJNË NË SALLË DEPUTETË TË PD TË PËRJASHTUAR
Artikulli tjetërTENSION JASHTË KUVENDIT, PROTESTUESIT TENTOJNË TË ÇAJNË KORDONIN, HIDHEN FLAKADANË E KAPSOLLA