Një 52-vjeçar është arrestuar në Kurbin pasi ka qenë duke gërryer me ekskavator shtratin e lumit Mat. Ai po gërryente për të nxjerrë inerte për një subjekt ekonomik
Si rezultat i kontrolleve të pandërprera nga shërbimet e Policisë, konstatohet dhe goditet veprimtaria e kundërligjshme e një tjetër subjekti ekonomik që nxirrte inerte nga lumi Mat.
52-vjeçari u kap në flagrancë gjatë natës, teksa gërryente me ekskavator, shtratin e lumit Mat, ndërkohë është shpallur në kërkim pronari i subjektit.
Në bashkëpunim me IMT Lezhë, në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 ekskavator dhe një sasi inertesh të përfituara në kundërshtim me ligjin.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme.