3 familje qe jetojne te ne njejtin kulm ne fshatin Dilbnish te Kurbinit jane te shqetesuar se shtepia e tyre mund te shembet nga erozioni.Shtëpia e tyre 2 kateshe është dëmtuar rëndë nga lëkundjet sizmike të nëntorit të vitit 2019-të, ndërsa gjatë këtij dimri është shfaqur frikshem dhe fenonomeni eroziv.Toka ka pësuar shkarje deri afer themeleve të shtëpisë, duke rrezikuar shembjen e plotë të baneses dy katëshe në të cilen ata banojne.

Pavarësisht premtimeve, 3 vite pas tërmetit asgjë nuk ka ndryshuar për këta familje të cilat janë dhe në vështiresi ekonomike.

Bashkia e Kurbinit ishte një ndër zonat më të prekura nga tërmeti i 26-nëntorit të vitit 2019, i cili la të pastrehe rreth 1500 familje, ndërsa proçesi i rindërtimit për banesat individuale ka ngecur për shkak të rritjes së çmimit të materialeve të ndërtimit.

 

Artikulli paraprakÇMIMI I NAFTËS, SHOFERËT: FRIKË SE RRITJA NUK DO TË NDALET
Artikulli tjetërPROBLEME NGA MOTI I KEQ NË LEZHË