Qendra ALTRI po zbaton projektin “Studentët e drejtësisë në shërbim të qytetarëve për shërbimet sociale” me mbështetjen e Ëorld Vision Albania me bashkëfinancimin e Bashkimit Europian.
Iniciativa synon krijimin e shërbimeve në komunitet dhe i modeleve të mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave të njeriut duke përmirësuar standardet e jetesës për grupet vulnerabël dhe duke ofruar mbështetje ligjore për sa i përket mundësisë së aksesit në shërbimet sociale. Iniciativa është bazuar në ligjin për ndihmën juridike të garantuar nga shteti. Për ta konkretizuar dhe për ta sjell sa më pranë qytetarëve, ofrimi i ndihmës parësore do të bazohet në shërbimet sociale që qytetarët përfitojnë nga bashkia: si ndihma ekonomike; strehimi/banesat sociale; pagesa e paaftësisë; çështjet civile; administrative.
Ky projekt do te zbatohet per nje periudhe 10 mujore ne Kurbin duke perfshire dhe njesite administrative ne bashkepunim me studentet e juridikut te universitetit te Shkodres